Brovina: Me shëndetësinë në Kosovë u eksperimentua, solli shumë të këqija

Brovina: Me shëndetësinë në Kosovë u eksperimentua, solli shumë të këqija

14 shkurt 2017 14:49

Flora Brovina, deputete e PDK-së, ka thënë se sektori i shëndetësisë në Kosovës kërkon buxhet.

Ajo tha se shëndetësia e rrënuar nuk u mëkëmb asnjëherë pas luftës dhe nuk u mor askush me të seriozisht e për më keq, pati eksperimentime e që solli shumë të këqija.

“Kishte premtime se do të nis mbledhja e premiumeve dhe qeveria vendosi ta spostojë këtë datë pasi nuk janë plotësuar parakushtet dhe si komision parlamentar dhe si grup parlamentar kemi debatuar se kur mund të filloj mbledhja e premiumeve”, theksoi Brovina, raporton KTV.

Ajo tha se pati vërejtje nga bizneset dhe pas këtij komunikimi, ato kërkuan që të ketë informata të përmuajshme të progresit në zhvillimit ekonomik për të ditur se sa mund të investojnë ato dhe krahas kësaj secili qytetar duhet të dijë se çka do të përfitojë.

“Fondit i duhet kohë për të nis punën. Ne përkrahim qeverinë duke besuar se do të plotësohen kushtet dhe do të bëhet informimi më i mirë i qytetarëve dhe do të monitorojmë krejt punën”, u shpreh deputetja Brovina. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme