Arbëri

Në Prishtinë, vetura futet në korsinë për çiklistë

Në Prishtinë dita-ditës po shtohen korsitë e veçanta për çiklistë, në mënyrë që të jenë më të sigurt në trafik. Por, bazuar në videon që KOHËS ia ka nisur një lexues, edhe në ato korsi çiklistët nuk mund të ndjehen të sigurt.

Videoja është bërë sot përball Stacionit të Autobusëve. Në atë shihet vetura duke ecur në korsinë e çiklistëve dhe në një moment, një çikliste ia zë rrugën në shenjë proteste. Pas kësaj, vozitësi i makinës për të shmangur atë, kalon mbi korsinë e kalimtarëve.

Vetura është futur në korsinë e çiklistëve edhe pse rreth saj janë vënë pengesa pikërisht për këtë punë.