Arbëri

Gashi thotë se Specialja e ka urdhëruar OVL-në e UÇK-së të mos shpërndajë materiale konfidenciale

Avokati i OVL të UÇK-së, Tomë Gashi, thotë se pas refuzimit për t’u paraqitur në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë, sot ka pranuar një e-mail prej Gjykatës Speciale, të lëshuar me kërkesë të prokurorit Jack Smith.

Siç shkruan si në Facebook, ai është urdhëruar që si përfaqësues i veteranëve të informojë Zyrën e Prokurorit të Specializuar dhe OVL-UÇK të mos shpërndajë materiale konfidenciale. 

“Më është urdhëruar, si përfaqësues i organizatës të veteraneve të UÇK-së, për vendim të datës 25 Shtator 2020, ku kërkon nga OVL-UÇK të informoj Zyrën e Prokurorit të Specializuar nëse merr ndonjë informacion konfidencial ose jopublik të TFHS-së, ZPS-se ose Dhomave të Specializuara dhe të mos shpërndajë asnjë prej këtyre materialeve konfidenciale”, shkruan Gashi në Facebook.

Sipas Gashit, ky vendim është tentativë për të legjitimuar arrestimin e kryetarit dhe nënkryetarit të OVL të UÇK-së, Gucatit e Haradinajt.

“Kjo vërteton se publikimi i dokumenteve të deritanishme janë të Gjykatës Speciale”, shkroi ai.

 

Gjyjata speciale duhet pak te disiplinohet dhe te mos beje spektakle pa nevoje, siç beri me arrestimin e z.Nasim...

Posted by Tomë V. Gashi on Thursday, October 1, 2020