Nën organizimin e Departamentit amerikan për tregti dhe të përkrahur nga Ambasada amerikane në Prishtinë është duke u mbajtur trajnimi dy ditor për konceptin e Operatorëve ekonomik të autorizuar, transmeton Koha.net.
Përveç Doganës së Kosovës në këtë trajnim janë duke marr pjesë edhe Oda Amerikane në Kosovë, si dhe përfaqësuesit e bizneseve Kosovare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërfaqësuesja e Ambasadës amerikane Megan Naylor tha se Qeveria e SHBA është e përkushtuar në përkrahjen e institucioneve të Kosovës.
“Edhe ky trajnim tregon qartë angazhimin tonë në ndërtimin e institucioneve dhe ndihmë për zhvillimin e biznesin”, tha ajo.
Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Bahri Berisha se modernizimi i doganës dhe harmonizimi me standardet ndërkombëtare paraqesin një objektiv kryesor në drejtim të lehtësimit të tregtisë.
“Koncepti i operatorëve ekonomik të autorizuar ofron partneritet në mes të doganës dhe tregtarëve duke iu lejuar operatorëve ekonomikë të lehtësira. Megjithatë, teksa ne jemi në hapat e fillestar konsiderojmë se ende ekzistojnë disa çështje në lidhje me OAE, andaj edhe ky trajnim është në përputhje me objektivat e përgjithshëm të doganës”, ka thënë ai.
Udhëheqësi i Odës amerikane Arian Zeka theksoi se gjatë viteve të fundit ka pasur progres të madh në doganë.
“Mbështetja e Departamentit Amerikan për tregti besoj se duhet të zgjerohet edhe tek gjykatat me theks të veçantë te çështjet fiskale”, tha ai.
Ndryshe, ky është trajnimi i gjashtë që organizohet me mbështetje nga ambasada amerikane dhe Departamenti amerikan për tregti.