Arbëri

Dy të vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri si pasojë e COVID-19

Descriptive Text

Dy persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri, si pasojë e koronavirusit. Po ashtu janë regjistruar edhe 108 raste të reja me COVID-19, nga testimi i 811 mostrave.

Të shtunën janë regjistruar si të shëruar edhe 88 persona.

Sa i përket shifrave të përgjithshme, në Shqipëri janë 5381 raste aktive. 375 persona kanë vdekur, ndërsa në përgjithësi janë regjistruar 13153 raste pozitive.