Arbëri

OVL e UÇK-së thotë se sërish ka pranuar dosje të Speciales

Descriptive Text

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë të martën se për herën e tretë ka pranuar dosje të Gjykatës Speciale.

Në një konferencë për media, kreu i saj, Hysni Gucati ka thënë se në dokumentet e pranuara ka figura të ndryshme të përmendura, “për të cilat ne s’jemi të autorizuar t’i përmendim”.

Sipas tij, në dokumentet e reja flitet për ngritje të aktakuzave.

Nënkryetari Nasim Haradinaj, ka thënë se në dokumente është një draft-aktakuzë ish-figura udhëheqëse të UÇK-së.

Ai ka thënë se në dosjet e sjella janë të përmendura numër i madh i vendeve në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se nga personi që i ka sjellë dosjet është lënë porosi se tashmë do të sjellë CD.