Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa priti sot në një takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian/Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.
Gjatë këtij takimi, siç njofton kumtesa nga LDK-ja, Mustafa e njoftoi Szunyogun për zhvillimet e fundit politike, qëndrimin e LDK-së në luftën kundër pandemisë Covid-19 dhe çështje tjera me rëndësi për zhvillimin e vendit. Mustafa tutje u shpreh i kënaqur me marrëveshjen që është arritur në Washington, si një ndër çështjet me rëndësi të Kosovës në raport me BE-në.
Gjatë këtij takimi, njofton kumtesa, Mustafa ka diskutuar edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimin e Kosovës në familjen e vendeve demokratike evropiane. Po ashtu u diskutua edhe për forcimin e rendit dhe ligjit, për thellimin e demokracisë, luftimin e korrupsionit, dhe zhvillimin ekonomik.
"Ambasadori Szunyog theksoi se BE-ja do të vazhdoj t’i përkrahë institucionet e Kosovës në procesin e përafrimit me BE-në”, citohet Szunyogu.
-
10 shtator 2020 14:22
-
Shpërndaje në: