Arbëri

Specialja s’komenton nëse zyrtarë të saj morën dosje nga zyrat e OVL të UÇK-së

Dhomat e Specializuara nuk kanë pranuar e as mohuar se dosjet në zyrat e OVL të UÇK-së u morën nga zyrtarë të saj.

“Ne i kemi parasysh raportimet e mediave për këtë çështje. Nuk kemi asnjë koment për të bërë”, ka thënë për KOHËN Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara.

Për rrjedhjen e dokumenteve, të cilat OVL e UÇK-së pretendon se janë të Prokurorisë së Specializuar dhe Gjykatës, por edhe nëse dëshmitarët e tyre janë të rrezikuar, televizioni ka pyetur edhe zyrën për media të Prokurorisë, por shkurt zëdhënësi Christopher Bennett tha se ky institucion nuk do të komentojë për këtë çështje.

Autenticiteti i dokumenteve që OVL e UÇK-së i publikoi të hënën, nuk është vërtetuar. Të hënën, nga OVL-ja e UÇK-së deklaruan se në zyrat e tyre dikush ka lënë një pako me 4000 dosje të Gjykatës Speciale.

Të martën OVL e UÇK-së u shpreh se dosjet janë marrë nga zyrtarë të Dhomave të Specializuara të Hagës.