Arbëri

Thaçi për Demaçin: Një jetë të tërë - ikonë e të gjitha gjeneratave për liri e pavarësi

Descriptive Text

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka uruar Adem Demaçin për 81 vjetorin e ditëlindjes së tij.

“Simboli i rezistencës sonë kombëtare, baca Adem, sot mbush 81 vjet. Një jetë të tërë ishte ikonë e të gjitha gjeneratave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

“Ndonëse në moshë të shtyrë, ai ende vazhdon të jetë i pathyer dhe shembull si qytetar, si shkrimtar dhe si intelektual. I dëshiroj jetë të gjatë bacës Adem”, ka shtuar më tej.