Arbëri

Kosova dhe Serbia me përdorim të përbashkët të Ujmanit (DOKUMENT)

Në Marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë, sot në Washington, një prej pikave që janë pajtuar është edhe përdorimi i përbashkët i Ujmanit.

"Të dy palët do të bien dakord të punojnë me Departamentin e Energjisë të SHBA-së dhe subjekteve të tjera të Qeverisë së SHBA-së, për të gjetur zgjidhje dhe fizibilitet për qëllimin e ndarjes së Liqenit Gazivodë / Ujmanit, si një furnizim i besueshëm i ujit dhe energjisë”, thuhet në këtë pikë.

Një tjetër pikë e marrëveshjes përmendet edhe qasja në Detin Adriatik.

E në pikën e pestë të marrëveshjes, “palët pajtohen që të jenë pjesë e “Mini-Schengen zone”, të iniciuar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia në tetor të vitit 2019”.

{gallery}