Arbëri

Isa Mustafa falënderon SHBA-në, lavdëron Hotin

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, ka falënderuar SHBA-në dhe ka lavdëruar kryeministrin Hoti, pak çaste pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike në Uashington me ndërmjetësimin e SHBA-së.

Mustafa ka thënë se Kosova është e bekuar që ka miqësi ne SHBA-në, ndërkohë ka shtuar se Qeveria Hoti për pak javë ka bërë që vendi të kthehet në partner të besueshëm të SHBA-së.

“Kosova është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo u dëshmua edhe një herë sot, me nënshkrimin e marrëveshjes së negociuar nën drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Si Kryetar i LDK-së, dëshiroj të falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sidomos Presidentin Trump për angazhimin e tij në arritjen e marrëveshjes. Po ashtu, përgëzoj kryeministrin Hoti dhe Qeverinë e Kosovës për këtë arritje të madhe në interes të Republikës së Kosovës. Kryeministri dhe Qeveria, me maturi e përkushtim , në pak javë, arritën ta ribëjnë Kosovën partner të besueshëm të aleatëve tanë strategjikë, SHBA dhe BE, prandaj ky Kryeministër dhe Qeveria e tij meritojnë mbështetje në rrugëtimin që kanë nisur. Faleminderit, President Tramp”, ka shkruar Mustafa në Facebook.