Arbëri

O’Brien: Angazhimi i Hotit dhe Vuçiqit në dialog sjell përfitime për Kosovën e Serbinë

Foto: Reuters

Robert O’Brien, këshilltar për Siguri Kombëtare, përmes një postimi në Twitter ka thënë se angazhimi i liderëve të Kosovës dhe Serbisë në dialog sjell përfitime për të dyja vendet.

Ai thotë se e mirëpret takimin e nesërm me Hotin e Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë, transmeton KOHA.

“Mirëpres takimin e nesërm në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Hoti. Këto diskutime të rëndësishme do të avancojnë paqen përmes bashkëpunimit ekonomik. Përkushtimi i të dy liderëve në dialog do të sjellë përfitime për Serbinë dhe Kosovën”, ka shkruar O’Brien.