Arbëri

Zgjatet afati për paraqitjen e kërkesave për ristrukturim të kredive

Foto: Driton Paçarada / KD

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se ka marrë vendim për zgjatjen e afatit deri më datë 30 shtator 2020 për paraqitjen e kërkesave për ristrukturim të kredive sipas Udhëzuesit për Ristrukturimin e Kredive për Shkak të COVID-19.

Afati i deritanishëm ka qenë data 31 gusht 2020.

Siç njoftohet, Udhëzuesi për Ristrukturimin e Kredive për shkak të COVID-19 u nxor nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës më 8 qershor 2020 me qëllim të vendosjes së kritereve mbi të cilat duhet të bazohet procesi i ristrukturimit të kredive në kushtet dhe rrethanat e krijuara nga pandemia COVID-19, duke synuar që kredimarrësit në vështirësi financiare të kenë mundësi të përmbushin detyrimet e parapara me kontratë dhe të zhvillojnë aktivitetin e tyre biznesor.

“Udhëzuesi në fjalë aplikohet për të gjitha institucionet financiare të autorizuara për të ushtruar aktivitet të kredidhënies në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.