Arbëri

Zemaj premton se do të rritet numri i testimeve për COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se IKSHPK-ja do të rris kapacitetet për testime për COVID-19.

Ai përmes një postimi në Facebook nga ku ka njoftuar se ka pasur takim me drejtues të agjensioneve që veprojnë në kuadër të MSH-së, ka thënë se është biseduar për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe ngritjen e përgjegjësisë së ofruesve të shërbimeve shëndetësore.

Zemaj thotë se nga drejtuesit e agjensioneve ka kërkuar që palët e përfshira në sektorin shëndetësor të punojnë me përgjegjësi dhe llogaridhënie.

Angazhim me përgjegjësi, llogaridhënie, profesionalizëm.

“Sapo përfundova takimin me drejtuesit e agjensioneve që veprojnë në kuadër të MSh-së, që janë: Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike/IKSHPK, Inspektorati Shëndetësisë, Inspektorati Farmaceutik, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, Sistemi Informativ Shëndetësor/SISH, SHSKUK-ja, etj. Biseduam për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe ngritjen e përgjegjësisë së ofruesve të shërbimeve shëndetësore”, ka thënë ai.

Ndërkaq tutje ai thotë se ka kërkuar nga inspektoratet përkatëse të vazhdojnë monitorimin, inspektimin, këshillimin, rekomandimin dhe marrjen e masave ligjore ndaj të gjitha institucioneve shëndetësore, sipas ligjit.

“Biseduam edhe për funksionimin e IKSHPK, ku po bëhet një punë mbinjerëzore. IKSHPK do të rris kapacitetet për testime dhe do të decentralizohet procesi i testimeve edhe në QRSHP në qytetet e mëdha”, ka shtuar tutje ai.

E lidhur me testimet për COVID-19, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, numri më i madh i tyre është 584.