Arbëri

Mot i kthjellët sot në Shqipëri

Sot në Shqipëri pritet të ketë mot të kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18º në 30ºC, në zonat e ulëta nga 23ºC në 37ºC dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 38ºC.

Era do të fryjë në drejtim verior- veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.