Arbëri

Takimi Kosovë - Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja, më 27 gusht

Foto: Reuters / ilustrim

Takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja do të zhvillohet pasnesër më 27 gusht në Bruksel.

Këtë e ka konfirmuar Nabila Massrali, zëdhënëse për çështje të jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, mëson KOHA.

Ajo nuk ka dhënë hollësi rreth takimit. Ky takim është në nivel të ekspertëve ndërsa takime të nivelit të lartë në Bruksel, ku do të merrnin pjesë Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pritet të ketë në fillim të muajt shtator.