Arbëri

401 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Ka shkuar në 401 numri i të vdekurve në vend, si pasojë e koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit, 11 persona kanë humbur betejën me këtë virus.

Përderisa nga 440 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren rezultojnë 141 raste pozitive.

Ndërkohë, në SHSKUK janë duke u trajtuar 566 pacientë, prej tyre 440 janë pozitivë në Covid-19.

Në klinikat Covid të këtij shërbimi, janë 216 pacientë të hospitalizuar, 11 prej tyre janë në respiratorë, transmeton KOHA.

Po ashtu, në spitalet regjionale janë të shtrirë 350 pacientë, shumica prej tyre në oksigjenoterapi dhe 11 pacientë në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 7.191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.824.