Arbëri

Bulliqi shërohet nga COVID-19

Deputeti Shpejtim Bulliqi përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se është shëruar nga COVID-19.

“Dua të ju informoj se tanimë unë e kalova sfidën me virusin Covid-19 dhe sipas rekomandimeve të IKSHP-së që nga sot mund të vazhdoj punën dhe angazhimet e mia aty ku i kam lënë”, ka shkruar ai. “Ju falënderoj të gjithë juve familjarë, miq dhe kolegë, që qëndruat pranë meje gjatë këtyre ditëve, duke më uruar shërim të shpejtë, mbështetje dhe kurajo që këto ditë të vështira t'i kaloj sa më lehtë”.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje që të respektohen masat e IKSHPK-së.

“Ju uroj shërim të shpejtë të gjithë atyre që janë prekur me Covid-19, ndërsa ngushëllime të gjithë atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre në betejën kundër këtij virusi. Keni kujdes miq të nderuar, mbani maskën, distancën dhe pastërtinë, sepse vetëm kështu do t'i mbroni të afërmit tuaj dhe së bashku do t’i japim fund pandemisë”, ka shkruar ai.