Arbëri

Berisha: Tre egjiptianë të vrarë nga serbët u lanë jashtë varrezave të martirëve

Deputeti egjiptian Veton Berisha ka sjell në vëmendje një tjetër histori me komunitetet.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që ngritën zërin për mosgdhendjen e emrit të romes 5-vjeçare Elizabeta Hasani, në memorialin e ngritur në Mitrovicë, e vrarë në këtë qytet nga forcat serbe më 1999.

Berisha tha se vëmendje të njëjtë duhet të marrë edhe një rast i ndodhur në fshatin Poterç, Klinë.

Ai tha se në këtë fshat, forcat serbe vranë disa martirë, e mes tyre edhe tre egjiptianë.

“Janë vrarë Demë Lani pasi nuk deshi të heqë plisin, si dhe Ymer e Metë Çuni. Këta janë martirë të luftës, por ata nuk janë varrosur në varrezat e martirëve. Çka mund të bëjmë më tepër që të vlerësohemi në Kosovë. Janë 85 ushtarë egjiptianë që ishin pjesë e luftës”, tha ai.

Berisha ka ftuar institucionet që të përmirësojnë këtë gabim dhe t’i jepet mirënjohja që e meriton komuniteti egjiptian.