Arbëri

Osmani kujton 300 jetët e humbura nga COVID-19, kritikon Qeverinë

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar 300 jetët e humbura në Kosovë si pasojë e COVID-19.

Ajo tha se pandemia ka shtruar nevojën urgjente të qeverive për të rritur gatishmërinë në menaxhimin e situatës, por se kjo nuk ka ndodhur edhe me Qeverinë e Kosovës.

“Përkundër trendit alarmant, qeveria refuzoi trajtimin e ligjit anti-covid duke e konsideruar të panevojshëm, refuzoi buxhet për maska mbrojtëse dhe vaksina, ankohet se nuk ka mjaftueshëm shtretër përderisa prioritizon investime jo të domosdoshme infrastrukturore apo pagesa për fatura për avokatët e Gjykatës Speciale”, ka shkruar ajo.

Sipas Osmanit, viktimat janë rezultat edhe i neglizhencës 20 vjeçare ndaj sistemit shëndetësor të brishtë, i cili megjithëse është konsideruar prioritar në letër, në praktikë nuk është trajtuar i tillë.
Projektligji për pandeminë, i iniciuar nga Osmani, nuk është përkrahur nga Qeveria Hoti, me arsyetimin se nuk është i nevojshëm.