Arbëri

15 të vdekur dhe 218 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

15 persona kanë vdekur e 218 raste të reja me COVID-19 në Kosovë janë regjistruar sot.

Sipas institucioneve shëndetësore, IKSHPK-së dhe MSH-së, të mërkurën janë marrë mostrat e 461 persona. 156 persona janë shëruar nga virusi.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 70 raste, komuna Podujevë 23, komuna Gjilan 16 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna Fushë Kosovë 12 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Kllokot dhe Vushtrri.

Numri total i të vdekurve ka shkuar gjithsej në 284, dhe sipas IKSHPK-së, kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.346 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.862.

Image