Arbëri

Festimi i Bajramit në Kosovë në temperatura deri 34 gradë

Sot dhe nesër, kur besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban Bajramin, pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, por i nxehtë.

Sot parashihet një çrregullim i përkohshëm i motit. Ky ndryshim parashihet si rezultat i prezencës së vranësirave të ulëta të cilat në pjesën e dytë të ditës pritet të qarkullojnë mbi vendin tonë, duke krijuar kushte që vende-vende të shoqërohen me reshje afatshkurta dhe lokale shiu.

Indeksi UV sërish mbetet i lartë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë celsius.

Në viset malore temperaturat minimale dhe maksimale mbeten për 7-9 gradë më të ulëta se në lartësitë mesatare.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s, në rrafshin e Kosovës, ndërsa në Dukagjin shpejtësia e erës parashihet të lëvizë deri 11m/s.