Arbëri

Ambasada e Kosovës në Gjermani bën thirrje të respektohen masat nga ata që kalojnë pushimet në vendlindje

Foto: Reuters

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka apeluar te qytetarët që vinë për pushime në Kosovë, t’i respektojnë masat e parapara nga IKSHPK-ja.

Përmes një postimi në Facebook nga kjo ambasadë thuhet se në bazë të statistikave të hartuara nga RIK (Robert Koch Institut) shtetasit nga Kosova që kthehen në Gjermani ditëve të kaluara kanë paraqitur numrin më të lartë të infektuarve me COVID 19.

Gjithashtu është bërë thirrje që pas kthimit nga Kosova në Gjermani, të zbatohen udhëzimet e Ministrisë Federale të Shëndetësisë dhe Ministrive të Landeve gjermane për testime në aeroporte.

Ndërkaq për ata që udhëtojnë me makinë apo autobusë njoftohet se duhet të lajmërohen tek Entet Shëndetësore në venbanimet e tyre dhe të testohen.

 

❗️Apel❗️ Të nderuar qytetarë, Në bazë të statistikave të hartuara nga RIK (Robert Koch Institut) shtetasit nga...

Posted by Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani/Botschaft der Republik Kosovo on Wednesday, July 29, 2020