Arbëri

Mbretëria e Bashkuar përkrah MASH-in në projektet për digjitalizimin e arsimit dhe mësimin në distancë

Descriptive Text

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi, përmes të cilit Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të mbështesë projektet e përbashkëta për ofrimin e mësimit në distancë dhe digjitalizimin e sistemit të arsimit në Kosovë.

Për shkak të pandemisë, nënshkrimi i Memorandumit u bë gjatë një takimi virtual.

Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për media, Likaj u zotua se Ministria e Arsimit do t’i kryejë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë, të cilat i ka marrë përsipër me këtë Memorandum, në mënyrë që projektet të realizohen me sukses.

Projekti, i cili do të zbatohet nga Instituti ATOMI ka si fushëveprim Hartimin e Planit për Mësimin në Distancë për klasat 1-9, në rast se pandemia COVID-19 pamundëson vijimin e rregullt të procesit mësimor në objekte shkollore në shtator 2020, si dhe Hartimin e Strategjisë së Digjitalizimit të Arsimit, e cila do të përcaktojë bazat për digjitalizimin e sistemit arsimor dhe të proceseve ndërlidhëse të arsimit në Kosovë.