Arbëri

Gjashtë të vdekur dhe 67 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Descriptive Text

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 67 raste të reja me Covid-19.

Ndërkaq njoftohet se 6 persona nuk kanë mundur dot ta fitojnë betejën me virusin vdekjeprurës.

“Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID1 një 43 vjeçare dhe një 79 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçar nga Kruja, të tre të intubuar prej disa ditësh, me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 ‘Shefqet Ndroqi’, një 62 vjeçar nga Pogradeci me sëmundje bashkëshoqëruese, një 56 vjeçar nga Kukës, dhe një 69 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera”, thuhet në njoftim.