Arbëri

Nga sot qyteti Ura Vajgurore do të quhet Dimal

Zyrtarisht nga sot Ura Vajgurore do të quhet Dimal. Ndryshimi i emrit i diskutuar prej disa kohësh është për ta kthyer qytetin në destinacion turistik.

Vendimi është miratuar sot në mënyrë unanime nga anëtarët e këshillit bashkiak. Sa i përket procedurës, vulën e fundit do ta japë Kuvendi, por që nuk pritet që të ketë surpriza, pasi komuniteti ka qenë dakord me ndryshimin e emrit.

Propozimi për ndryshimin e emrit erdhi nga disa intelektualë të zonës dhe zë fill tek qyteti antik i periudhës Ilire, rrënojat e së cilës u zbuluan në kodrën e qytetit.

Emrin që ka aktualisht Ura Vajgurore e ka marrë në kohën e diktaturës, pasi nga uzina e përpunimit të naftës dilnin sasi të mëdha me vajgur. Qyteti i Ilir i Dimalit është ndërtuar në shekullin e IV para erës sonë. / Shqiptarja.