Arbëri

Adili: Pa shqiptarët nuk ka as qeveri, po s’mund të ketë as shtet

Ish-deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe i partisë Uniteti, Zulfi Adili – Qufa, në debatin televiziv në televizionin Nova ka pohuar se ky moment është shumë i rëndësishëm për shqiptarët, sepse tani është mundësia e artë e shqiptarëve.

“Sinqerisht është për të ardhur keq se si pala maqedonase akoma edhe pas sa viteve në pushtet të VMRO-DPMNE-së, dhe pas kalimit të sa skandaleve me afera korruptive, nuk arritën të vetëdijesohen dhe ta dënojnë këto politikë, por e nxjerrin si fitues VMRO-DPMNE. Por pa marrë parasysh kësaj, ne shqiptarët duhet t’i kemi të qarta pozicionet tona, dhe nuk kemi ndërmend të lëshojmë pe, sepse kjo është një mundësi e artë për ne në këto momente, që ta ridefinojmë statusin tonë juridik dhe kushtetues në vend”, ka thënë Adili në emisionin “Studio e Hapur”, në gjuhën shqipe.

Ai po ashtu ka pohuar se maqedonasit pa dallim se çka do të vendosin, ato duhet ta kenë të qartë se “pa shqiptarët as nuk mund të krijohet qeveri, po as nuk mund ta mbajnë shtetin”.