Arbëri

Bosnja ia mbyll dyert diplomatit rus spiun, të dëbuar edhe nga Shqipëria

Bosnja e Hercegovina ka bllokuar ardhjen në këtë vend të diplomatit rus, Vladislav Filipovit, për shkak të spiunazhit, shkruan gazeta boshnjake “Dnveni avaz”. Kjo gazetë pohon se kjo i është konfirmuar nga shumë burime të besueshme, transmeton Koha.net.

Kjo gazetë thekson se Filipov vite me radhë ka spiunuar për Rusinë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, prej nga më në fund është dëbuar.

Sipas informatave që ka “Dnevcni avaz”, Rusia ka hequr dorë nga emërimi i Filipovit për atashe ushtarak, pasi BeH ka bërë me dije në mënyrë të qartë se informatori rus me gradën kolonel nuk është i mirëseardhur në këtë vend, transmeton Koha.net.