Lumezi: Korrupsioni dëmton shoqërinë

Lumezi: Korrupsioni dëmton shoqërinë

02 qershor 2017 15:54

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka marrë pjesë në Konferencën ’Ngritja e kapacitetit te prokuroreve te Kosovës për t’u marrë me korrupsion ; me fokus ne konfiskim’’ të organizuar nga EULEX-i në Kosovë.

Në ketë konference Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi tha se korrupsioni i vërtetë apo i perceptuar për të cilin aq shumë po flasim dëmton besimin e publikut në institucionet e drejtësisë, dhe ka efekt tejet të dëmshëm për shoqërinë, njofton kumtesa transmeton Koha.net.

Pasojat e korrupsionit janë shumë të mëdha sepse korrupsioni zvogëlon luftën kundër krimit të organizuar, dobëson moralin politik gjatë proceseve për vendimmarrje, bllokon shërbimet publike, drejtësinë e bën joefikase, dëmton sektorin privat, rrënon themelet e vlerave shoqërore dhe dëmton sundimin e ligjit. ‘’

Kjo rrugë kërkon që të hetohen dhe ndëshkohen të gjithë ata zyrtarë që shkelin ligjin, pavarësisht rolit dhe fuqisë së tyre në shoqëri, institucionet e drejtësisë, prokuroritë dhe gjykatat duhet të funksionojnë si një hallkë e vetme në këtë drejtim, përndryshe kjo luftë nuk mund të fitohet.’

Lumezi vazhdoi se për luftën e suksesshme kundër korrupsionit duhet të bëjmë përpjekje që të fitojmë edhe përkrahjen adekuate të publikut, gjithashtu duhet të kemi bashkëpunim të mirë edhe me shoqërinë civile sepse ata i kemi aleatët kryesorë në luftën kundër korrupsionit dhe pa ndihmën e tyre nuk mund të kemi sukses.

Ai tha se mediat dhe shoqëria civile dhe të gjithë ata që denoncojnë krimin dhe individët e korruptuar, nuk mjafton vetëm të akuzojnë por duhet të japin edhe të dhëna apo informata të mjaftueshme që do të mundësojnë prokurorëve inicimin e hetimeve penale.

Prokurorët e shtetit duhet të tregojnë angazhim dhe qëndrueshmëri më të madhe në procedurat gjyqësore për t’i mbrojtur të drejtat e investitorëve të huaj dhe mos lejoni që rastet e tyre pa arsye të stërzgjaten nëpër procedurat hetimore dhe gjyqësore si dhe duhet t’i hetoni të gjithë ata zyrtarë që tentojnë të përfitojnë nga investitorët nëpërmjet marrjes së ryshfetit apo formave tjera të korrupsionit, tha ndër të tjera Aleksandër Lumezi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme