Arbëri

"Kufiri i dhembjes" i Rusisë është Serbia

Shtypi gjerman shkruan se Perëndimi dhe Rusia nuk mund të harmonizohen për politikën e sigurisë sepse Putinit s’i ka mbetur për kufij, por për sfera të ndikimit, transmeton Koha.net.

Javorja gjermane "Zeit" shkruan se Rusia në sferën e vet të interesit e sheh edhe Serbinë dhe se “kufiri i dhembjes” i Rusisë është qindra kilometra larg, saktësisht në kufi me Serbinë për të cilën Rusia mendon se nuk duhet të hyjë kurrë në NATO.

"Pse Perëndimi e Rusia nuk mund të harmonizohen për politikën e përbashkët të sigurisë? Për shkak se Putinit s’i ka mbetur te kufijtë, por te sferat e ndikimit”, shkruan autori Michael Tuman në tekstin e publikuar në portalin e "Zeit".

Duke u kthyer në samtin e fundit të NATO-s, Tuman shkruan se disa vëzhgues nga Moska iu gëzuan “plasaritjeve që presidenti amerikan i la në Bruksel", porse "keqdashja u përzje me zhgënjim, sepse edhe Donald Trump në Bruksel foli për kërcënimin rus". Duket se rusët u pajtuan me faktin se marrëdhëniet e këqija me Perëndimin është konstanta e tyre”, shkruan në tekst.

Autori pyetet pse rusët nuk përpiqen më shumë rreth europianëve, e si shembull merret takimi i zyrtarëve të lartë të BE-së e Rusisë në Sankt Peterburg në fund të majit, ku, të paktën, ka ekzistuar përpjekja për biseda. "Porse përpjekjet kryesisht nuk janë vërejtur. Ndër të tjera edhe për shkak se biseda, pas pesë minutave, gjithmonë mbërthehet në boshtin e historisë më të re, në zgjerimin e NATO-s, në luftën e Kosovës në vitin 1999, në zgjerimin e BE-së, në luftën e Rusisë e të Ukrainës në vitin 2014. Për të gjitha këto edhe një kohë të gjatë nuk do të ketë pajtim. E nuk do të duhej kështu sikur konfliktit të mos ishte më fondamental", shkruan Tuman.

Sipas mendimit të tij, dy palët e duan pacenueshmërinë e kufijve dhe sigurinë për të gjithë, por problem është se me këtë kuptohen gjëra krejtësisht të ndryshme. "Kur europianët nga BE flasin për sigurinë e kufijve, ata mendojnë se thjesht te fqinjët nuk mund të marshohet ashtu siç bën rusët në Ukrainë në vitin 2014. Se nuk mund të aneksohet territori i huaj ashtu si bëri Rusia me Krimenë. Kur Qeveria ruse flet për kufijtë e sigurt, ajo mendon se aleancat e shteteve, si NATO e BE, nuk guxojnë të zgjerohen. Se raportet e forcës e të ndikimin nuk bën të ndryshohen. Europianët flasin për shtetet e kufijtë e Rusia për sferat e ndikimit".

“Kufiri i dhembjes” i Rusisë, shkruan më tutje "Zeit" është qindra kilometra larg nga kufiri shtetëror rus. "Ai përfundon në kufirin perëndimor të Bjellorusisë e Ukrainës. Ai përfundon në kufijtë e Serbisë, e cila, sipas pikëpamjes së politikanëve rusë, kurrë nuk duhet të bëhet anëtare e NATO-s ose e BE-së. Konfuzioni rreth kufijve të dhembjes e kufijve shtetërorë dhe insistimi në sferat e ndikimit, sot pengon afrimin e BE-së e të Rusisë. Për këtë arsye Moska nuk miun të përfitojë nga fërkimet ndërmjet Trumpit e BE –së", përfundon teksti.