Arbëri

Osmani diskutoi me ambasadorët e Quint-it zhvillimet e fundit politike në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, ka zhvilluar të enjten një takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it.

Vendet e Quint-it përfshijnë: Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe Italinë.

Me anë të një postimi në rrjetin social, Twitter, Osmani ka thënë se me ambasadorët e këtyre shteteve ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike.

“Kisha një takim produktiv me ambasadorët Quint-it për të diskutuar zhvillimet më të fundit politike. I falënderova të gjithë për mbështetjen e vazhdueshme të vendit tonë dhe të gjitha institucioneve tona”, ka deklaruar Osmani.