Arbëri

Aktakuza e Speciales ndaj Thaçit – lajm botëror

Foto: Alban Bujari / KOHA

Ngritja e aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në kuadër të Gjykatës Speciale është bërë lajm në të gjitha mediat e mëdha në botë.

“New York Times”, “BBC”, “Reuters”, “The Guardian” e mediume të tjera prestigjioze kanë shkruar të mërkurën për akuzën ndaj Thaçit, pak pasi ajo u zyrtarizua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Të gjitha kanë theksuar se “presidenti i Kosovës po akuzohet për krime lufte”, ndërsa po ashtu është përmendur fakti se kjo akuzë vjen pak para takimit të planifikuar në Washington, në kuadër të dialogut me Serbinë.

Pos Thaçit, Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi sot se ka akuzë edhe ndaj kreut të PDK-së, Kadri Veselit dhe disa të tjerëve të dyshuar për përafërsisht 100 vrasje.

{gallery}