Arbëri

Ministrja e Kulturës premton mbështetje për projektet në Pejë

Descriptive Text

Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi gjatë ditë së sotme ka qëndruar në komunën e Pejës, ku ka vizituar disa nga palestrat si dhe stadiumin e qytetit.

Pas këtyre vizitave, Dumoshi u prit edhe nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, me ç’rast premtoi një përkrahje për të rinjtë e këtij qyteti.

Pas takimit ministrja Dumoshi deklaroi se si ministre do t’i qëndrojë afër kësaj komune në plotësimin e kërkesave dhe nevojave për qytetarët e Pejës.

"Ne, si MKRS. kemi investuar në shumë projekte në komunën e Pejës, sidomos në fushën e sportit. Jam shumë e interesuar si ministre të zhvillojmë edhe turizmin kulturor, ku Peja i ka të gjitha kushtet për ta zhvilluar. Në pjesën e trashëgimisë kemi shumë projekte ", tha ajo.

Ndërsa i pari i komunës së Pejës pas takimit u shpreh se e ka informuar ministren për nevojat e qytetarëve dhe ka marrë një mbështetje nga ajo.

"E informuam ministren për gjendjen në komunën e Pejës, sidomos në lëmin e sportit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore dhe nevojat e të rinjve bë komunën e Pejës dhe morëm premtimin që me planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm do të merren parasysh kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të komunës ", tha Muhaxheri.