Arbëri

Edhe një i vdekur në Shqipëri nga COVID-19

Descriptive Text

Është konfirmuar viktima e parë në Gjirokastër nga Covid-19.

Burime të Top Channel mësojnë se është nxjerrë nga spitali i QSUT në gjendje të qëndrueshme por ka humbur jetën rrugës për në shtëpi, pranë Lushnjes. Mësohet gjithashtu se viktima, një 68-vjeçar vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 320 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 53 raste pozitive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se një 70-vjeçare nga Durrësi ndërroi jetë në spitalin infektiv. 70-vjeçarja e prekur nga Covid-19, vuante nga një formë e rëndë e leukozës.

Deri tash në Shqipëri janë shënuar 44 viktima.