Arbëri

Osmani e vlerëson krucial rolin e Kuvendit në procesin e dialogut

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se roli i Kuvendit të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë është krucial.

Në një takim me ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barishiq, Osmani është shprehur se roli i Kuvendit është krucial në raport me rritjen e transparencës dhe përmbylljes eventuale të një procesi t ëtillë.

“Në lidhje me dialogun me Serbinë, u vlerësua se pavarësisht diskutimeve e njoftimeve me fokus grupe, roli i Kuvendit në procesin e dialogut është krucial, në raport me rritjen e transparencës dhe përmbylljes eventuale të një procesi të tillë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Aty bëhet e ditur se Osmani dhe Barishiq kanë biseduar edhe për raportet bilaterale mes dy vendeve, për rëndësinë e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe për menaxhimin e pandemisë.