Arbëri

Thirrja e Avokatit të Popullit: Respektoni masat, mbani maska

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka vizituar Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike me qëllim të njoftimit për së afërmi lidhur me gjendjen e fundit në vend e shkaktuar nga pandemia.

Jashari thotë se është njoftuar nga drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, me situatën e fundit dhe se të dy kanë thënë se është shqetësuese rritja e numrit të qytetarëve të infektuar me COVID-19 ditëve të fundit.

Avokati i Popullit u është drejtuar qytetarëve të vendit duke thënë se si asnjëherë më parë e me vetë disiplinë, duhet të respektohen në mënyrë rigoroze masat e rekomanduara nga qeveria dhe nga IKSHPK-ja.

“Mbajtja e maskës, e distancës sociale dhe e higjienës personale mund të na largojnë nga kjo situatë për të cilën ende nuk e dimë se si mund të përfundojë”, ka thënë Jashari.