Arbëri

Abrashi: LDK dëshiron dialog të gjerë politik për demarkacionin

Arban Abrashi nga LDK-ja ka thënë se kjo parti planifikon dialog të gjerë ndërpartiak sa i përket çështjes së demarkacionit.

Në Interaktiv të KTV-së, ai ka deklaruar se LDK-ja dëshiron dialog të gjerë për të quar temën përpara sepse nuk “dëshiron të marrë vendime të njëanshme”.

“Do të nxisim dialog ndërpartiak për të gjetur kompromis të përgjithshëm për këtë çështje. Në qeverisjen e re do të nxisim dialog të gjerë të gjithë spektrit politik për ta quar temën përpara. Duhet aktivizim më i gjerë politik. Do të dialogojmë me të gjitha palët e interesuara”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, analisti Vigan Qorolli ka kritikuar fushatën e LDK-së duke thënë se nuk po e përmend fare liberalizimin e vizave dhe po i ik vazhdimisht temës së demarkacionit.