Arbëri

Protestë në Gjirokastër pas djegies së flamurit shqiptar nga minoritari, u kërkua largimi i konsullit grek

Pas djegies së flamurit shqiptar nga një minoritar grek nga Finiqi, Manolis Vitos, para Konsullatës Greke në Gjirokastër "Djemtë e Labërisë" kanë protestuar për largimin e konsullit Lambros Kakizis.

Edhe pse në vend është i ndaluar grumbullimi për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19, qytetarët nga zonat e jugut të vendit kanë mbërritur me 3 furgona për të protestuar në mënyrë paqësore këtë akt që nxit urrejtje etnike.

Ata kanë protestuar për largimin e konsullit grek pasi, sipas tyre, ai ka nxitur urrejtjen etnike dhe po ndërmerr një fushatë kundër interesave të shqiptarëve duke kontribuar në shkombëtarizim të shqiptarëve.

Gjithashtu Platforma e Shoqatave Atdhetare Shqiptare i ka drejtuar një kërkesë shtetit shqiptar për largimin e konsullit grek dhe largimin e monumenteve greke në Shqipëri.

Pjesë e protestës ishte edhe deputeti 'donzhuan', Kristaq Papa i cili është shprehur se ka një manifestim paqësor nga ana e tyre.

"Jemi këtu me një grup deputetësh dhe përfaqësues të shoqërisë civile apo të të drejtave të njeriut. Këto akte nuk janë demokratike, nuk janë diplomatike nuk i shërbejnë dy vendeve. Ka shumë persona nga shoqëria civile, nga forume të të drejtave të njeriut, përfaqësuesit e rendit të shtetit në kushtet e një pandemie edhe pse Gjirokastra është një zonë e gjelbër", shprehet ai.

Një qytetar nga Kukësi i bën thirrje policisë dhe presidentit që të zbatohet Kushtetuta e të mos provokohen shqiptarët.

"Konsullata ka sponsorizuar qasje ekstremiste për nxitjen e urrejtjes etnike, thirrja ime shkon për instancat shtetërore që janë të shitura, t'i thirrin mendjes e të zbatojnë kushtetutën. Një thirrje tjetër shkon për policinë, që me këtë rast tregon se është në shërbim të Greqisë dhe jo Shqipërisë. Jemi këtu që të ndalohet provokimi i shqiptarëve", shprehet ai.

Janë arrestuar tre organizatorët Arben Kola dhe Andon Kola dhe Florijan Canaj dhe janë shoqëruar qytetarë të tjerë. Protestuesit lajmëruan se do të mblidhen para Komisariatit që të lirohen të arrestuarit.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=365&v=MSaRsQSl6_E&feature=emb_title