Arbëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri: 82 të prekur me COVID-19 e një i vdekur

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka informuar këtë të martë se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 82 raste të reja pozitive me COVID-19 dhe 1 i vdekur. 

Marjeta Dervishi, eksperte pranë Institutit të Shëndetit Publik në daljen për median u shpreh se “rastet ditore të identifikuara pozitive po vijojnë të rriten, ndërsa vihet re se është ulur vigjilenca dhe moszbatimi i rregullave të përcaktuara. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 364 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, si dhe raste te reja në proces hetimi në Tiranë, në Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë dhe Durrës”.

COVID-19 – Statistika (16 qershor 2020):

Testime totale 21177

Raste pozitive 1672

Raste të shëruara 1064

Raste aktive 571

Vdekje 37 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 3, Kukës 1).