Arbëri

Bajrami thotë se beson në lidershipin e Haradinajt

Ministri në detyrë i Arsimit nga PDK-ja, ka thënë në Rubikon të KTV-së se i beson lidershipit të Ramush Haradinajt.

Ai ka thënë se koalicioni i PDK-së me AAK-në, Nisman dhe partitë e tjera është krijuar në bazë të mirëbesimit dhe se ndjehet optimist në vlerat e këtij partneriteti.

“Jam shumë optimist për shkak të lidershipit të PDK-së, që ka bërë hapin kryesor duke i ofruar postin e kryeministrit AAK-së, besoj shumë në lidershipin e z. Haradinaj”, ka thënë Bajrami.

Bajrami është shprehur i bindur se për tre muaj në Qeveri, ky koalicion do të arrijë t’i japë produktet e para qytetarëve të Kosovës.