Nisma për Kosovën do ta braktiste gjatë rrugës bllokun e krijuar politik me PDK-në e AAK-në.
“Ky subjekt ka programin e vetë qeverisës dhe nëse nuk arrihen ato objektiva atëherë Nisma e prish marrëveshjen”, u shpreh Haxhi Shala, përfaqësues i Nisma për Kosovën në Rubikon të KTV-së.
“Këtu është një koalicion më i gjerë në të cilën bën pjesë edhe Fatmir Limaj. Në atë rast kur Nisma për Kosovën nuk arrin t’i përmbush objektivat e veta atëherë do ta dalë nga koalicioni”, ka thënë ai.
Shala kërkoi publikisht nga zyrtarët e të dy partive që mos ta injorojnë partnerin e koalicionit.
“Ne jemi subjekt në veti dhe nuk jemi as pjesë e PDK-së e as AAK-së. Ne jemi ne, këta janë këta, kështu që kisha kërkuar që edhe nga zyrtarët e PDK-së e edhe të AAK-së që mos të fillojnë me injorime”, ka thënë ai.