SHBA e vazhdon përkrahjen për Kosovën në sundim të ligjit

SHBA e vazhdon përkrahjen për Kosovën në sundim të ligjit

14 shkurt 2017 14:24

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha gjatë ditës së sotme ka takuar drejtorin e Zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer, ku u bisedua rreth të arriturave në sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe reformave gjithëpërfshirëse që po bëhen sektorin e Sundimit të Ligjit.

Ministrja e informoi Palmerin për procesin e rishikimit funksional në sektorin e sundimit të ligjit që po bëhen për ngritjen e imazhit të sistemit të drejtësisë, duke përfshirë këtu ngritjen e performancës së gjyqësorit, rritjen e transparencës së sistemit të drejtësisë, duke sforcuar kështu besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë si dhe fuqizimin e sundimit të ligjit në tërësinë e tij.

Drejtori i Zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Matthew Palmer vlerësoi të arriturat në Kosovë duke shprehur përkrahjen e tij ndaj reformave në sistemin e drejtësisë, si dhe ndaj përkushtimit të Kosovës për avancimin e mëtejmë të shtetit ligjor.

Palmer po ashtu, shprehu përkrahjen e mëtutjeshme të SHBA-së për Kosovën dhe për rajonin.

Ndërkohë që edhe ministrja Hoxha falënderoi Palmerin për vizitën e tij, duke konfirmuar më tej se Kosova do të vazhdojë rrugën e saj integruese drejt fuqizimit të sektorit të sundimit të ligjit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme