Në rrjetet sociale shqiptarët po shprehin simpati ndaj gjestit të ministrit të ri të Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili nuk shkoi te Vila e presidentit Gjorgje Ivanov, transmeton Lajm. Shumica e atyre që komentojnë këtë gjest të Taravarit, thonë se në këtë mënyrë ai u dha mësim se si duhet të sillen ministrat e BDI-së, që në një anë kontestojnë Ivanovin, e në anën tjetër e pranojnë legjitimitetin e tij kur u konvenon.
Ivanov e mirëpriti Qeverinë e re të Maqedonisë, kryeministrin dhe gjithë ministrat me radhë, duke mos bërë ndonjë deklaratë shtesë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, ajo që ra në sy ishte mungesa e Arben Taravarit, ministër i Shëndetësisë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët. Taravari konfirmoi se e ka bojkotuar kryetarin e shtetit.
”Nuk mora pjesë në pritjen e kryetarit Ivanov për Qeverinë e re, pasi që konsideroj se ai është fajtor për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, ngjashëm si ish-kryeministri Gruevski”, theksoi Taravari.