Arbëri

Osmani kërkon shqiptim të masave ndaj deputetëve që konsumojnë duhan në Kuvend

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani , i është drejtuar me një letër ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, lidhur me pirjen e duhanit në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Ajo i ka kërkuar që ta angazhojë Inspektoratin për ta mbikëqyrur zbatimin e Ligjit Kundër Duhanit në Kuvendin e Kosovës, dhe të shqiptojë masa konform akteve juridike.

“Përmes respektimit të ligjeve dhe zbatimit të tyre në mënyrë të barabartë ne konfirmojmë përkushtimin për sundimin e ligjit në vend. Duhet të vazhdohet me angazhim, punë dhe qëndrueshmëri që ta sigurojmë zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe ta ruajmë shëndetin e qytetarëve, si synim i ynë i përbashkët”, thuhet në letrën e Osmanit.

Image