“Qumështi i vendit tim”

“Qumështi i vendit tim”

01 qershor 2017 09:02

Fushata “Qumështi i vendit tim”, do të shënoj ditën ndërkombëtare të qumështit me qëllim informimin e qytetarëve të Kosovës për rëndësinë dhe dobitë e konsumimit të qumështit të freskët dhe të pasterizuar.

Dita ndërkombëtare e qumështit në Kosovë fillon me ceremoninë kryesore më 1 qershor, e cila do të organizohet me fillim prej orës 11:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë shumë mysafirë edhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane, USAID, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, Shoqata e Prodhueseve të Qumështit (SHPQK) dhe Shoqata e Qumështoreve të Kosovës (SHQK).

Për të shënuar ditën ndërkombëtare të qumështit do të ketë aktivitete të ndryshme ku do të marrin pjesë të gjitha qumështoret e Kosovës me produktet e tyre dhe në të njëjtën kohë do t’i shpërndajnë produktet e qumështit fëmijëve për të festuar edhe ditën e fëmijëve.

Sipas njoftimit të USAID-it, aktivitetet do të përcillen edhe me maskotën e fushatës përmes së cilës fëmijët mund të realizojnë foto te ndryshme.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme