Arbëri

Sot në Kosovë vjen një delegacion austriak

Një delegacion austriak i kryesuar nga ministri për Punë të Jashtme, Alexander Schallenberg, do të qëndrojë sot për vizitë të shkurtër zyrtare në Republikën e Kosovës.

Schallenberg do të pritet nga homologu i tij, ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Në njoftimin për media, u theksua se takimi bilateral do të fillojë në orën 15:45 minuta, në hapësirat e Terminalit VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

“Në këtë takim do të marrin pjesë edhe ministrja për Evropë e Austrisë, Karoline Edtstadler dhe ministri për Integrime Evropiane i Kosovës, Blerim Reka”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konferenca e përbashkët për media do të mbahet në të njëjtin vend, në Aeroport, në orën 17:00.