Arbëri

Rijad Mehmeti, zëri i protestës për personat me aftësi të kufizuara

Janë 120 karroca me çanta shkolle të vendosura mu te porta e institucionit më të lartë shtetëror, Parlamentit të Kosovës dhe në krah të shtatores së heroit kombëtar, Skënderbeut.

Por hero i ditëve tona është 16 vjeçari, Rijad Mehmeti fotografia e të cilit qëndron mbi karroca e shoqëruar me mesazhin: Nëse sot ju duket e vështirë juve të qëndroni në karantinë, paramendojeni si ndihen të gjithë miqtë e mi që jetojnë kështu për tërë jetën e tyre, të mbyllur e të distancuar nga shoqëria.

Me të njëjtin zë proteste, por i buzëqeshur, Rijadi ndihet i lumtur me ditët që po i jeton. Të njëjtën ai e uron edhe për të gjithë shokët e tij.

Me mall për kthimin në shkollë, Rijadi kërkon një shtet të përgjegjshëm dhe shoqëri pa paragjykime.