Arbëri

Osmani njofton ambasadorin norvegjez se më 4 qershor Kuvendi mban seancën e radhës

Descriptive Text

Në një takim me ambasadorin norvegjez Jens Eerik Grondahl, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e ka njoftuar atë për aktivitetet aktuale të Kuvendit si dhe zhvillimet politike në vend.

Siç njofton kumtesa, Osmani ka thënë se komisionet parlamentare po punojnë me kapacitet të plotë, teksa ka bërë të ditur se me të njëjtin ritëm do të funksionojë edhe Kuvendi i Kosovës, i cili seancën e radhës do ta ketë më 4 qershor.

“Ajo ka falënderuar ambasadorin Grondahl për ndihmën e shtetit norvegjez dhënë Kosovës në menaxhimin e pandemisë Covid-19 si dhe për ndihmën e paralajmëruar socio-ekonomike për menaxhimin e pasojave të shkaktuara nga pandemia”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Gjithashtu, në këtë takim kryetarja Osmani a ka uruar ambasadorin Grondahl për Ditën e Kushtetutës së shtetit norvegjez, e cila u shënua ditë më parë. ​

Pak ditë më parë, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, kryetarja Vjosa Osmani ka njoftuar se seanca për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar do të mbahet më datën 4 qershor.

“Arsyeja themelore e mbajtjes së kësaj mbledhje ishte se e kemi obligim ligjor të trajtojmë kërkesat për komisione hetimore në mënyrë që ta zëmë formimin e Komisioni parlamentar. Më datë 4 qershor do të trajtohet formimi i këtij komisioni. Meqë kemi më pak se 40 nënshkrime komisioni formohet në seancë plenare”, tha Osmani.