Arbëri

Në komunat veriore, asnjë rast me COVID-19 në 6 ditët e fundit

Foto: Reuters

E mërkura është dita e gjashtë që në komunat veriore me shumicë serbe nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19.

Sipas raporteve të mediave lokale serbe, në katër komunat me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok deri më tash janë infektuar 116 persona, ndërkohë që 103 janë shëruar, nëntë kanë vdekur dhe katër të tjerë mbetën raste aktive. Vetëm njëri prej tyre është në gjendje pak më të rëndë dhe ai është i vendosur në Klinikën Infektive në Mitrovicë të Veriut.

Gjithsej në nivel vendi, janë shënuar 989 raste me COVID-19, 769 janë shëruar, ndërkohë 29 kanë vdekur.

Këto katër komuna përbëjnë gati 12 përqindëshin e të infektuarve në nivel vendi dhe 31 përqindëshin e numrit të të vdekurve.