Ymeri: Mbështetja për bujqit do të fuqizohet me qeverisjen e VV-së

Ymeri: Mbështetja për bujqit do të fuqizohet me qeverisjen e VV-së

31 maj 2017 14:14

Kreu i partisë Lëvizja Vetëvendosje, Visar Ymeri, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherësh kandidat për deputet, Shpend Ahmeti, kanë vizituar sot tregun mobil në Prishtinë.

Ymeri tha se prodhuesit vendorë kanë nevojë për treg, qytetarët kanë nevojë për prodhime të freskëta dhe bujqit kanë nevojë për mbështetje nga shteti.

“Të gjitha këto do të bëhen me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Ymeri

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme